Juristi Ylli Manjani, në një analizë të intervistës së Arben Ahmetajt, ka theksuar se brenda Partisë Socialiste po zhvillohet një betejë e brendshme për ndikimin më të madh mbi kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, konflikti më i spikatur është ai mes Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt, ku palët po përdorin shuma të mëdha parash për të luftuar njëra-tjetrën.
Manjani shpjegoi se përplasjet brenda PS-së përfshijnë përdorimin e mediave, portaleve dhe lajmeve të fabrikuara për të forcuar pozicionet individuale. Ai shtoi se Edi Rama është i informuar për këto konflikte dhe i përdor ato për të kontrolluar situatën brenda partisë
Sipas Manjanit, qëndrimi i gjatë në pushtet ka çuar në një situatë ku liderët e PS-së kanë akumuluar ndikim, pasuri dhe informacion, duke e përdorur atë kryesisht kundër njëri-tjetrit. Ai vuri në dukje se energjia dhe fondet e shpenzuara në këto përplasje mund të ishin përdorur për projekte më të dobishme për vendin.
