Ka vijuar në Hagë faza e deklaratave përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë ditës së dytë të paraqitjes së argumenteve, Prokuroria ka pretenduar se Hashim Thaçi ka gënjyer disa herë përfaqësues ndërkombëtarë lidhur me funksionimin dhe strukturën e UÇK-së.
Sipas Prokurorisë, disa figura ndërkombëtare të kohës nuk kishin informacion të plotë mbi mënyrën e organizimit dhe zinxhirin komandues të UÇK-së. Ajo argumentoi se Thaçi ishte në gjendje të maskonte realitetin në terren, gjë që, sipas saj, ndikoi në perceptimin e aktorëve ndërkombëtarë për situatën gjatë luftës.
Në këtë proces gjyqësor përfshihen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Prokuroria ka kërkuar dënim me nga 45 vjet burg për secilin prej tyre, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat pretendohet se janë kryer mes marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në disa zona të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë.
Të katër të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat. Pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse nga të gjitha palët, çështja do t’i kalojë për vendim trupit gjykues, i cili ka afat tre muaj për të shpallur vendimin ose për të kërkuar zgjatje të afatit.