Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje nga vendimi i Gjykatës së Lartë për lënien në qeli të Erion Veliajt. E ftuar në një emision televiziv, Lala tha se gjatë marrjes së vendimit të dhomë këshillimi ka patur debate, por shtoi se gjithsesi vendimi ka qenë “3-0” për ta lënë Veliajn në burg.
Lala gjithashtu u shpreh se Veliaj po synonte të rikthehej në zyrë si kryetar Bashkie. Më tje ajo theksoi se SPAK kapej në disa pika, lidhur me veprën penale dhe marzhin e dënimit, për të cilat dyshohet Veliaj, siç është korrupsioni, pastrimi i parave dhe fshehja e pasurisë.
“Gjykata e Lartë (GJL) u vu në lëvizje me rekurs të bërë nga Veliaj. Zoti Veliaj po synonte të rikthehej në zyrë si kryetar Bashkie. Argumentat e tij ishin, pretendonte se ishte i zgjedhur dhe si i tillë nuk mund të mbahej në arrest me burg, e konsieronte masën arbitrare pasi nuk ka si prish prova dhe intimidon dëshmitarë, apo të largohet pasi qëllimi është rikthimi në zyrë si kryenbashkiak.
