Debate të forta në Big Brother VIP Albania, përplasje mes Rogertit dhe Luiz Ejllit

Data

Atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 u tensionua që në orët e para pas rikthimit të Luiz Ejllit, fitues i edicionit të dytë të formatit.

Menjëherë pas darkës së Prime-it, Rogerti reagoi me tone të ashpra dhe akuza personale ndaj Luizit, duke i kërkuar që “ta lërë gangsterin jashtë” dhe duke e paralajmëruar të mos e provokonte më.

Debati u përshkallëzua shpejt, me fjalë të rënda dhe tension të lartë mes dy banorëve, duke detyruar pjesën tjetër të shtëpisë të ndërhyjë për të shmangur agravimin e situatës.

Gjatë përplasjes, Luizi iu drejtua Rogertit duke i thënë se po “ia nxin fytyrën babait”, ndërsa ky i fundit reagoi menjëherë duke mohuar dhe duke kërkuar që familja të mos përfshihej në debat.

Përplasja ka ndezur diskutime të shumta edhe jashtë shtëpisë dhe pritet të shihet nëse produksioni do të marrë masa disiplinore pas këtij momenti të tensionuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related