Dashnor Sula mallkon politikanët që vjedhin fondet e fermerëve: Haram e paçin!

Data

Deputeti Dashnor Sula sqaroi dje në detaje skemën që Partia Demokratike do të përdor për të stimuluar fshatarin, bujkun dhe blegtorin për të mos e braktisur vendin dhe për të mos e lënë tokën djerrë. Sipas tij, për të shpëtuar bujqësinë dhe për ta vendosur në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit, duhen jo më shumë se 200 milionë euro fonde. “Duhet minimum 150-200 milionë euro. Në një kohë që 40% të vendeve të punës e gjeneron fshati, në një kohë që mbi 40% të popullsisë e ke në fshat, në një kohë që 18% të GDP e jep fshati, në një kohë që ti e ke fshatin 0.2 të PPB. Nëse ne do të japim 200 milionë euro e ke të garantuar. Po ju kujtoj skemën e subvencionimit me 5 mijë lekë të bimëve të ullirit.

Shqipëria sot prodhon vaj ulliri pikërisht për shkak të stimulimit, sepse fshatari i shkretë po i dhe 5 lekë hedh dhe 10-20 të tjera aty, investon dhe i shërben. Ky është stimuli pra, jepi para. U bë viti i dytë që ke 0 lekë për bujqësinë dhe blegtorinë. Pse të rrijë fshatari. Ai ikën tre muaj i shkreti punon muajt e verës atje në Siçili ose në Napoli. Muajt e tjerë vjel ullinj e bimë të tjera në Greqi. E thjeshtë stimuloje! Se shtëpinë e ka, tokën e ka, mos të ngelë djerrë”, tha Sula në “A2 CNN” . I vendosur përballë faktit se korrupsioni mund të bëjë që skema e PD për rilindjen e bujqësisë mund të dështojë, Sula zgjodhi t’i mallkonte të gjithë ata ligjvënës të majtë, apo të djathtë, që vjedhin fondet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related