Dash Shehi bën koalicion me Enkelejd Alibeajn për zgjedhjet e 11 Majit

Data

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) e drejtuar nga Dashamir Shehi dhe partia e sapoformuar “Djathtas 1912” e Enkelejd Alibeajt do të jenë në koaliciomn së bashku për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit të vitit 2025.

Përmes një komunikate për mediat bëhet me dije se krijimi i këtij koalicioni vjen si nevojë për bashkimin e atyre subjekteve që mbështesin hapjen e listave, një kërkesë e partive të vogla që u rrëzua pak ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese.

Gjithashtu, iu bëhet apel edhe aktorëve dhe faktorëve të tjerë politikë, publikë dhe qytetarë që t’iu bashkohen.

“Në kushtet kur grupimet kryesore politike kanë mbyllur listat zgjedhore dhe kanë forcuar një sistem që favorizon qeverisjen autoritare dhe të korruptuar, është thelbësore të ndërmerret një veprim i përbashkët dhe i vendosur. Të gjithë ata që mbështesin hapjen e listave zgjedhore dhe ndajnë vlerat e demokracisë duhet të bashkohen në një koalicion të gjerë dhe të fuqishëm parazgjedhor.

Partia “Djathtas 1912”, LZHK dhe forca të tjera politike kanë përdorur çdo mjet ligjor dhe institucional për të garantuar respektimin e së drejtës kushtetuese të qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Përpjekjet tona në Gjykatën Kushtetuese për të rikthyer Kodin Zgjedhor në përputhje me Kushtetutën dhe për të hapur listat zgjedhore nuk arritën rezultatin e dëshiruar. Kjo përbën një mundësi të humbur për demokratizimin e vendit dhe për rrëzimin e një sistemi politik të dështuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related