PD hap degët e saj në Itali, Berisha: Rama është si Lukashenko dhe Maduro, s’respekton asnjë standard

Data

Teksa gjendemi disa muaj para zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në pranverët e vitit të ardhshëm, Partia demokratike ka hapur disa degë të saj në Itali.

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një lidhje direkte me degën e PD në Parma të Italisë, ka ngritur shqetësimin për votën e lirë që sipas tij, po përpiqet të bllokohet me çdo formë qa mënyrë nga autokrati Rama.

Më tej Berisha tha se kontributi i diasporës është mjaft i rëndësishëm për vendin tonë, ndërsa theksoi nevojën për një betejë ndaj regjimit të narkoshtetit, si e vetmja mënyrë e garantimit të qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të lira.

Do të japim çdo kontribut të mundshëm për partinë simotër, me të cilin na lidh një bashkëpunim i ngushtë që nga vitet ’90. Situata në Shqipëri në rrafshin zgjedhor, është autokraci elektorale, identike me Bjellorusinë e Lukashenkos dhe Vednezuelën e Maduros. Regjimet kontrollojnë vullnetin e qytetarëve. Ne jemi të angnazhuar të ecim me protesta të fuqishme për qeveri teknike, me zhvillimin e zgjedhjeve të drejta në Shqipëri. Në mënyrë të përsëritur është faktuar se Rama s’respekton asnjë standard ndërkombëtar për zhvillimin e zgjedhjeve dhe nuk njeh asnjë rregull. Nuk ndalet para asgjëjë, për t’u rrëmbyer mandatin që ju takon”, deklaroi Berisha.

Berisha solli në vëmendje para diasporës shqiptare në Itali, atë çfarë ndodhi me Bashkinë Himarë, ku Rama për interesa të tij mafioze i rrëmbeu mandatin të zgjedhurit të opozitës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related