Dalin fotot e avokatit Cakrani nga spitali, policia zbardh shkakun e dhunës

Data

Policia e Vlorës ka dhënë detaje zyrtare lidhur me ngjarjen e ndodhur mesditën e kësaj të diele në një pikë karburanti në rrugën Tranballkanike, ku avokati Kujtim Cakrani u dhunua nga dy persona dhe për pasojë u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në momentin kur avokati 55-vjeçar po furnizonte automjetin e tij me karburant. Dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të mënyrës se si ishte pozicionuar automjeti i Cakranit, i cili, sipas dy personave të përfshirë në konflikt, kishte bllokuar lëvizjen e mjeteve të tjera.

Debati verbal mes palëve është përshkallëzuar në dhunë fizike, ku dy persona ende të paidentifikuar e kanë goditur avokatin, duke i shkaktuar dëmtime që kanë bërë të nevojshëm transportimin e tij në spital. Aktualisht, Cakrani ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtimin e nevojshëm.

Policia bën me dije se nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin autorët janë larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë akt dhune.

Pamjet e publikuara nga spitali tregojnë gjendjen shëndetësore të avokatit pas sulmit, ndërsa autoritetet theksojnë se hetimet janë në fazë aktive.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related