Çmenduri në mes të Teksasit për Krishtlindje: grabitësit lidhin bankomatin me kabllo dhe e tërheqin zvarrë nëpër rrugë

Data

Një ngjarje e pazakontë kriminale ka ndodhur në Teksasin e Veriut në prag të Krishtlindjeve, ku dy persona tentuan të vjedhin një bankomat nga një dyqan ushqimor, duke përdorur një metodë ekstreme dhe të rrezikshme.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur grabitësit futen në market dhe lidhin bankomatin me një kabllo metalike. Më pas, ata e fiksuan kabllon në pjesën e pasme të një automjeti tip SUV dhe u larguan me shpejtësi, duke e shkulur bankomatin nga vendi dhe duke shkaktuar dëme të mëdha në brendësi të dyqanit.

Automjeti vazhdoi rrugën duke e tërhequr bankomatin zvarrë, por pas pak metrash kablloja u këput. Bankomati mbeti i braktisur në rrugë, ndërsa grabitësit u detyruan të largoheshin pa e përfunduar vjedhjen. Pak më vonë, edhe automjeti u gjet i braktisur dhe rezultoi të ishte i vjedhur.

Sipas autoriteteve, nuk ka persona të lënduar nga ngjarja, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Pamjet e grabitjes janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe janë bërë virale për mënyrën e pazakontë të tentativës për vjedhje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related