Çmendet moti/ Stuhi të forta ‘pushtojnë’ vendin, mbyllen shkollat të mërkurën

Data

Shkollat në të gjithë rajonin e Atikës në Greqi do të mbeten të mbyllura ditën e mërkurë për shkak të përkeqësimit të ndjeshëm të kushteve të motit.

Vendimi prek të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, publike dhe private, përfshirë edhe klasat e mbrëmjes. Masa është marrë për të mbrojtur nxënësit dhe stafin nga reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë e forta që pritet të nisin nga mesdita e në vazhdim.

Autoritetet rajonale kanë bërë me dije se Atika ndodhet nën alarm të kuq, ndërsa vendimi për mbylljen e shkollave është marrë në bazë të parashikimeve meteorologjike dhe rekomandimeve të Komitetit të Vlerësimit të Rrezikut.

Sipas shërbimit meteorologjik, moti i keq do të shoqërohet me shira intensivë dhe stuhi në Greqinë qendrore dhe jugore, reshje bore lokalisht në zonat malore të Thesalisë dhe Maqedonisë, si dhe erëra të forta në disa pjesë të vendit.

Stuhitë pritet të intensifikohen veçanërisht në Peloponezin lindor dhe jugor, Atikë, Evia, Sporade, ishujt veriorë dhe lindorë të Egjeut si dhe në Dodekanez, me kushte të vështira që mund të zgjasin deri të enjten.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related