Çfarë ndodhi? Shtëpia e Bardhë nuk shfaq takimin Rama–Trump

Data

Shtëpia e Bardhë ka publikuar pamjet e takimit të presidentit amerikan Donald Trump me liderët pjesëmarrës në Bordin e Paqes, ku morën pjesë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në video shfaqen momentet e shtrëngimit të duarve mes Trump dhe disa liderëve, përfshirë Vjosa Osmanin. Megjithatë, në minutat e fundit të materialit të publikuar nuk paraqitet një moment i ngjashëm mes Trump dhe Ramës, çka ka ngjallur diskutime.

Mungesa e këtij momenti në pamjet zyrtare ka krijuar kontrast me narrativën e promovuar për pjesëmarrjen në forume ndërkombëtare.

Ndërkohë, presidentja e Kosovës zhvilloi edhe një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, ndërsa nga ana e kryeministrit shqiptar nuk është raportuar për një takim të veçantë dypalësh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related