Çfarë ndodhi? Nga nesër efektivët e Policisë së Shtetit do të punojnë 12 orë në ditë për tre muaj, zbulohet nëse do të paguhen orët shtesë

Data

Duke nisur nga nesër datë 15 qershor, efektivët e Policisë së Shtetit përgjatë tre muajve të verës në sezonin turistik do të punojnë 12 orë në ditë.

Çdo vit për mbarëvajtjen e sezonit turistik në zonat bregdetare dërgoheshin efektivë nga Tirana për shërbime gjatë sezonit turistik, por këtë vit nuk do të ndodhë, efektivët në të gjithë vendin do të punojnë 12 orë në ditë për të përballuar sezonin turistik.

News24 mëson se me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është hequr kufizim i pagesës së orëve shtesë, ku efektivët paguheshin vetëm 16 orë shtesë në muaj. Tashmë përgjatë tre muajve efektivët do të paguhen për të gjitha orët shtesë, ku në një muaj do të paguhen përveç pagës edhe 104 orë të tjera shtesë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related