Një formë tjetër manipulimi”. Kështu e sheh Nenad Rashiç, udhëheqës i Partisë kosovare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, formimin e “Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin”.
Kjo lëvizje u iniciua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe u mbështet edhe nga Lista Serbe – partia më e madhe serbe në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit.
Rashiç, ministër në Qeverinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, thotë për Radion Evropa e Lirë se pushteti aktual në Serbi, deri më tani, ka “shënjestruar” të gjithë ata që mendojnë ndryshe, përfshirë edhe serbët nga Kosova, dhe se lëvizja e re nuk do të sjellë ndonjë gjë të re.
