PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur motori përplas turisten në Berat, e reja së bashku me drejtuesin në gjendje të rëndë te Trauma

Data

Janë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë në Berat, ku një motor përplas një turiste nga Nepali, e cila po kalonte rrugën.

Siç shihet dhe nga pamjet, 32-vjeçarja ndahet nga grupi për të kaluar rrugën, jo në vijat e bardha, dhe motori që po kalonte me një shpejtësi të konsiderueshme e përplas dhe e hedh në tokë

Pak metra më tutje dhe drejtuesit i mjetit, përfundon i plagosur.

Drejtuesi 20-vjeçar dhe e reja nga Nepali ndodhen në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related