Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se një Marrëveshje e zgjeruar e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) për rajonin e Ballkanit Perëndimor është e arritshme. Ai theksoi rëndësinë e rregullimit të mekanizmit të CEFTA-s në prag të samitit të organizuar nga kancelari gjerman Olaf Scholz, ku do të marrin pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Në lidhje me çështjet e migracionit, Rama njoftoi se Shqipëria ka një marrëveshje me Italinë për pranimet e refugjatëve që mbërrijnë në këtë vend, duke synuar të ndihmojë në frenimin e migracionit të parregullt drejt Bashkimit Evropian. Kur u pyet nëse një marrëveshje e ngjashme ishte e mundur edhe me Gjermaninë, ai shprehuse aktualisht Shqipëria nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për këtë
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, organizoi një takim me homologët nga gjashtë vendet javën e kaluar, duke bërë përparim në tejkalimin e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës. Synimi i Bashkimit Evropian është t’i ofrojë stabilitet më të madh një rajoni që vazhdon të përballet me pasojat e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitet 1990, si dhe të pengojë Moskën në shkaktimin e problemeve në juglindjen e Evropës
