Saga e përplasjeve mes dy familjeve, Tiranës i shtohet kulla 12 katëshe në ish-Bllok

Data

Tirana vazhdon të përjetojë një transformim të shpejtë urban, ku ndërtimet e reja dominojnë në lartësi peizazhin e qytetit. Kjo qasje po shihet qartë në zonën rreth Liqenit Artificial, apo rrugët që të çojnë drejt parkut.

Projekti i radhës është “Platinum Residence”, një pallat 12-katësh që po ngrihet krah rrugës “Sami Frashëri”, pranë Art Turbina. Ndërtimi ka nisur mbi bazën e një leje të datës 26 maj 2023 nga Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe pritet të përfundojë brenda tre vitesh.

Projekti është investim i kompanisë Al-Konstruksion e lidhur me Vega të Aleksandër Gavoçit, e cila në fillim-vitet 2000 ka ndërtuar kompleksin mes rrugës Sami Frashëri dhe Marko Boçari.

Projekti i Plantium Residence në Rrugën Sami Frashëri.

E shkuara e trazuar me pretendimet rreth truallit

Një kalvar i gjatë pretendimesh pronësie në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë përshkallëzoi në përplasje me policinë dhe përmbaruesit. Ishte marsi i vitit 2019 kur familjet Llapaj dhe Dervishi kundërshtuan një vendim gjykate që i njihte pronësinë e truallit ku ata kishin shtëpitë sipërmarrësve Aleksandër e Ilir Gavoçi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related