Aksident i rëndë në Gjirokastër–Tepelenë/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal

Data

Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në segmentin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të kthesës së fshatit Mashkullorë. Një automjet, teksa ishte në lëvizje, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.

Sipas informacioneve paraprake, nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe lëndime të lehta për drejtuesin e mjetit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Qarkullimi në këtë segment rrugor ka vijuar me kujdes të shtuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related