Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar pas hapjes së kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin e vendit në bllok. Në një deklaratë për mediat, ata uruan të gjithë shqiptarët për këtë hap të rëndësishëm përpara dhe theksuan se negociatat për grupin e parë të kapitujve, ata themelorë, janë një moment historik.
Delegacioni theksoi gatishmërinë e tij për të mbështetur Shqipërinë në hapat përfundimtarë të rrugëtimit të saj drejt anëtarësimit në BE, duke shprehur besimin se e ardhmja e Shqipërisë në Bashkim është reale dhe e arritshme.
Reagimi:
Urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët për këtë hap të madh përpara!
Sot hapëm negociatat për grupin e parë të kapitujve, ata themelorë.
E ardhmja e Shqipërisë në BE është reale.
I gatshëm me ekipin tim të Delegacionit të BE-së për të mbështetur Shqipërinë në hapat përfundimtarë të rrugëtimit të saj për anëtarësim në BE.
