Kreu i PD Sali Berisha u ka drejtuar një mesazh të qartë dhe mobilizues drejtuesve politikë të qarqeve, kryesive të degëve, kandidatëve për deputetë dhe gjithë strukturave të Partisë Demokratike.
Ai thekson rëndësinë e ditëve të ardhshme, duke i cilësuar si vendimtare për fitoren e partisë. Berisha kërkon intensifikim të punës elektorale, duke apeluar për angazhim të plotë dhe punë të pandërprerë deri në 16 orë në ditë nga të gjithë aktorët e përfshirë.
“Këto janë ditët vendimtare! Çdo orë kushton sa një ditë!
Intensifikimi i fushatës, puna së paku 16 orë e udhëheqësve politikë të Qarqeve, drejtuesve dhe kryesive të degëve, kandidatëve të listave të mbyllura dhe të hapura, shtabeve elektorale, strukturave të Partisë është vendimtare për fitoren tonë!
