Avokati Genc Gjokutaj tha sot se një nga provat e reja që SPAK mund të ketë paraqitur seancën e së hënës ndaj Erion Veliaj mund të jetë telefoni celulari i tij.
Në një emision televiziv, Gjokutaj tha se në telefonin e Veliajt, prokurorët mund të kenë gjetur gjurmë të veprave penale për të cilat akuzohet kryebashkiaku i Tiranës.
Gjokutaj theksoi se celulari është i vetmi që sekuestrohet në momentin e arrestimit dhe se, ekspertët e BKH-së kanë patur një muaj kohë për të kryer ekspertimin e tij.
“Kjo është një seancë ankimore, ndaj vendimit të shkallës së parë dhe me siguri është rehatuar gjatë ditës. Veliaj merret me rrethanat dytësore, kushte dhe kritere. Thotë se nuk është i rrezikshëm, thotë se nuk prish prova e nuk largohet, por nuk thotë asnjë fjalë për faktin penal dhe për dyshimin e arsyeshëm që është guri i themelit të një mase sigurie dhe derivon pastaj me një kërkesë nga e cila ai pretendon një pafajësi, një pafajësi inekzistente. Ai konverton në një masë më të butë, që në një farë mënyre aty flitet që ka penalitet.
