Buxheti/ Financime të ulëta për fermerët! 69% e fondeve janë shpenzime për stafe e këshillime

Data

Qeveria e Shqipërisë përveçse ofron financimet më të ulëta si mbështetje direkte për fermerët, shumica e financimeve përfundojnë si shpenzime korrrente dhe shumë pak investohen në ferma në rritjen e prodhimit.

Sipas tabelave zyrtare nga projektbuxheti i vitit 2025, nga totali i shpenzimeve buxhetore për zhvillimin rural 7,2 miliardë, më shumë se 5 miliardë lekë ose 69 për qind e fondeve shkojnë për shpenzime korrente dhe vetëm 21 për qind si shpenzime kapitale në shërbim të rritjes së prodhimit.

Nga rreth 72 milionë euro që janë akorduar për “Zhvillimin rural dhe nxitjen e prodhimit” vetëm 22 milionë euro investohen, të tjerat janë shpenzime që shkojnë për pagesat e stafeve të Ministrisë së Bujqësisë dhe për këshillim.

Në raporte të ngjashme është edhe buxheti i 2024, ndërsa fermerët shqiptare u përfshinë më herët këtë vit në protesta për mungesën e mbështetjes financiare.

Importet e produkteve bujqësore janë rritur me mbi 20 për qind këtë vit për shkak se ato konkurrojnë lehtësisht prodhimet tona. Europa dhe Rajoni kanë subvencione më të larta se Shqipëria dhe produktet e tyre dalin më kosto më të ulët dhe për rrjedhojë kanë çmime më të lira se ato që prodhohen në vendin tonë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related