Burimi: Negociatat me BE varen nga drejtësia dhe funksionimi i shtetit, dosjet e ndjeshme do të peshojnë në proces

Data

Analisti Genc Burimi ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Europian, duke theksuar se progresi i vendit nuk do të matet me deklarata politike, por me funksionimin real të institucioneve dhe drejtësisë.

Në një lidhje televizive, Burimi u ndal te raportet dhe mesazhet e fundit të partnerëve ndërkombëtarë lidhur me negociatat dhe zbatimin e reformave në Shqipëri.

Sipas tij, partnerët europianë po kërkojnë vazhdimisht mosndërhyrje në sistemin e drejtësisë dhe vijimin normal të hetimeve për çështjet sensitive politike dhe ekonomike.

“Negociatat po shoqërohen me kërkesa të vazhdueshme që lidhen me funksionimin e drejtësisë dhe mënyrën si trajtohen çështjet e ndjeshme politike”, deklaroi Burimi.

Analisti përmendi edhe atë që ai e quajti “dosja Balluku”, duke theksuar se raste të tilla do të mbeten në fokus të institucioneve të drejtësisë dhe do të ndikojnë në perceptimin ndërkombëtar për seriozitetin e reformave në vend.

Sipas Burimit, mënyra se si institucionet shqiptare do të trajtojnë këto procese do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ritmin e negociatave me BE-në.

Ai theksoi gjithashtu se zhvillimet politike në muajt e ardhshëm, përfshirë zgjedhjet lokale të pranverës, do të konsiderohen një test i rëndësishëm për standardet demokratike dhe funksionimin institucional të vendit.

“Në këtë fazë, mënyra si zhvillohen proceset institucionale dhe zgjedhjet do të ketë peshë në vlerësimet që bëhen për Shqipërinë”, u shpreh analisti.

Burimi la të kuptohet se procesi i integrimit europian do të varet jo vetëm nga përmbushja formale e kushteve teknike, por edhe nga aftësia e shtetit shqiptar për të garantuar pavarësi të drejtësisë, zgjedhje të besueshme dhe luftë reale ndaj korrupsionit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related