
Është agravuar situata nga zjarret në periferinë e Athinës, teksa mediat vendase bëjnë me dije se një grua ka humbur jetën. Trupi i pajetë i gruas është gjetur brenda një dyqani në Vrillissa, në periferinë e kryeqytetit grek. Mijëra qytetarë janë evakuuar, pasi zjarrfikëset kanë paralajmëruar se shtëpitë, bizneset dhe shkollat po kërcënohen nga zjarret, që vijojnë të përhapen edhe në zona të tjera të kryeqytetit helen.
