Disa ditë më parë u denoncua fakti se kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, reklamonte në internet shpërndarjen e 300 legalizimeve në Njësinë Administrative Strum. Një proces i shumë debatuar, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndaluar legalizimet në këmbim të votës.
Ndërkohë, në të njëjtën kohë, “Sulltanesha” e Roskovecit ka finalizuar një tender në të njëjtën Njësi Administrative. Pas legalizimeve, Bufi do të shtrojë disa rrugë me asfalt.
Një përdorim i fondeve publike për interesa politike dhe për vota, ku me këto veprime Majlinda Bufin duket se nuk e pengon asnjë gjë. Asnjë institucion kontrollues apo edhe ligjzbatues, ku ajo vepron hapur vetëm e vetëm që të dalë mirë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.


Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, kryetarja e Bashkisë së Roskovecit ka shpallur në datën 20 mars 2025 tenderin për të shtruar rrugët me asfalt në Njësinë Administrative Strum.
