Partia ANO e miliarderit Andrej Babish arriti një fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare çeke të shtunën, duke e afruar vendin me një qeveri që do të mbështesë bllokun populist anti-emigrant të Evropës dhe do të zvogëlojë mbështetjen për Ukrainën. Babish i gëzuar u tha mbështetësve se ANO do të përpiqej të formonte një qeveri njëpartiake, por do të bisedonte me dy parti më të vogla, përfshirë SPD-në e ekstremit të djathtë, sepse partia e tij nuk do të kishte shumicën. Ai përsëri hodhi poshtë akuzat se fitorja e tij do ta bënte këtë vend të Evropës Qendrore një partner më pak të besueshëm të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Brukseli dhe Ukraina mbeten pa një aleat të madh, ja trazira e madhe që ka filluar në Çeki një ditë pas zgjedhjeve
Data
