Brnoviç nuk do të jetë ambasador në Serbi, SHBA befason me lëvizjen diplomatike, ja sinjali që po dërgon Uashingtoni

Data

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka tërhequr nominimin e Marko Brnoviç për ambasador në Serbi, sipas një vendimi të publikuar në faqen e internetit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit të SHBA-së. Trump, e nominoi Brnoviçin, një republikan nga Arizona, për pozicionin e ambasadorit në Serbi në fund të marsit, dhe një muaj më vonë u njoftua në faqen e internetit të Kongresit se Komiteti i Senatit për Çështje të Jashtme kishte marrë zyrtarisht nominimin për konfirmim. Megjithatë, procesi i vendimmarrjes as nuk kishte filluar, kështu që më 2 tetor u publikua informacioni se presidenti i SHBA-së po tërhiqte kandidaturën e tij. Pa deklaruar arsyen e tërheqjes së nominimit të Brnoviç-it.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related