“Edhe Enver Hoxha, s’arriti në këto nivele që arriti Rama”/ Avokati Cakrani, ngre akuza të rënda: Pastrim parash…

Data

Edhe Enver Hoxha nuk arriti në këto nivele që arriti Edi Rama, të fuste dokumente të falsifikuara në Arkivin e Shtetit’.

Kjo ishte deklarata e avokatit Kujtim Cakrani në një emision televiziv, teksa akuzoi ligjvënësin e ri socialist, Ardit Bido, ish-drejtor i Arkivit Qendror, se ka falsifikuar dokumentet e pronarëve të ligjshëm për llogari të mafies së takave, siç e cilësoi ai.

Sipas Cakranit, Arkivi Qendror i shtetit është kthyer në institucion falsifikimi të dokumenteve të pronave, dhe pavarësisht se Bido ka qenë nën hetim nga Prokuroria kjo e fundit, e ka lënë të lirë dhe të paketuar, pasi urdhrat të tilla kanë qenë nga lart.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related