Dy vite më parë, Partia Socialiste bëri namin duke deklaruar se në krye të shtetit kishte qëndruar një spiuni i Sigurimit dhe kërkohej me urgjencë që Ilir Metaj të largohej nga politika. Taulant Balla dhe disa deputete të PS paralajmërua valë ligjesh për të shpëtuar vendin nga spiunët, por e gjitha rezultoi flluskë sapuni. Por çdo gjë u harrua.
Në një intervistë për gazetën “SOT”, juristja Brizida Gjikondi shprehet se pazari për t’i mos i hapur dosjen e spiunit Ilir Metaj është arritur poshtë tavolinës. Sipas saj, kërcënimi me hapje dosjesh është ndjekur për shumë kohë nga politika. Nga ana tjetër, juristja ka folur edhe për akuzat e Ilir Metës pak ditë më parë se i kanë bllokuar llogaritë bankare.
-Zonja Gjikondi, krimi duket se është ulur ”këmbëkryq” në Shqipëri. 6 të vrarë dhe një i plagosur është bilanci i ditëve te fundit. A duhet të mbajë përgjegjësi ministri i Brendshëm, Drejtori i Policisë së Shtetit dhe zinxhiri drejtues?
Përgjegjësia kryesore është e Policisë së Shtetit Shqiptar. Ministrat janë gjithmonë në pozicione politike dhe faktikisht përgjegjësia është e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Mendoj se Policia Shqiptare po kalon një krizë të thellë morale, korrupsioni, etike e mirëfunksionimi. Po të shohësh të gjitha krimet që po ndodhin, të cilat në shumicën e rasteve janë vrasje të paralajmëruara, nuk ndodhin papritur. Patjetër që kalojnë nëpër zyrat e Policisë ato lloj personazhesh dhe nuk janë parandaluar. Prandaj them që autoriteti dhe përgjegjësia e Policisë është në një krizë të madhe.
-Prej muajsh flitet se Policia e Shtetit është inkriminuar, madje shumë drejtues të lartë dhe efektivë policie kanë dalë në përgjimet e “Encro Chat” dhe “SKY EC” që bashkëpunojmë me krimin e organizuar. Si mund të pastrohet polica nga personat e inkriminuar?
Duhet shkallmuar lidhjet e Policisë me krimin. Është e vërtetë që shumë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit që kanë patur aplikacione kriminale, sekrete, ç’ka është e ndaluar dhe me ligjin e tyre funksional. Thjesht që ata kanë dalë në ato përgjime, ato automatikisht duhet të ishin jashtë radhëve të policisë mirëpo ato vazhdojnë të jenë atje. Siç unë mendoj se ka ardhur momenti edhe për të lënë diçka përgjysmë që për ironi u la, siç është testi i drogës, që është për të gjithë trupën e Policisë Shqiptare. U nis nga drejtuesi i Policisë së Shtetit, i cili tashmë nuk është në atë strukturë dhe u ndërpre në mënyrë të çuditshme.
Tashmë ka ardhur momenti që të bëhet që të bëhet një analizë e thellë dhe një reformim radikal për Policinë e Shtetit Shqiptar. Është e vërtetuar që ka lidhje të thella me krimin e organizuar, ka rrogë të dyfishtë, marrin rrogë nga Policia dhe nga Krimi, spiunojnë shumë operacione që po bëhen dhe duhet vërtetë të mirë qelizën morale, ligjore, etike, strukturore për të gjithë Policinë e Shtetit. Është përgjegjësia kryesore e Policisë së Shtetit që krimi ka ‘triumfuar’ kaq në territorin e Shqipërisë.
-Së fundmi Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 30 masa urdhër-arreste për grupet kriminale por a mendoni se pritet një shtator i ‘nxehtë’ për SPAK-un dhe a pritet që të goditet tashmë në sferën politike?
Më vjen keq që e gjithë shoqëria dhe pritshmëritë e shqiptarëve janë vetëm nga SPAK. Ky i fundit, ka supe të brishta, është një institucion i ri pavarësisht se ka bërë një revolucion të fuqishëm e sidomos në mendësinë e shqiptarëve në mënyrën e të menduarit për të patur shpresë por mos të harrojmë që është i vetëm në një batak e moçal të infektuar që ka përfshirë shtetin shqiptar. SPAK-u i vetëm pa Policinë, pa Gjyqësorin dhe pa qytetarët, nuk ia del dot luftës që ia ka filluar. Duhen të gjitha hallkat që të funksionojë. Patjetër që SPAK, mund të ndërmarrë lëvizje të reja në shtator.
Ato lëvizje i ka ndërmarrë edhe më përpara e mos harrojmë që në 30 vite në Shqipëri qytetarët nuk ishin mësuar të shikonin institucione kaq të pavarura nga politika por e rrithem se SPAK pa Policinë, Parlamentin, pa qeverinë, pa qytetarët dhe pa Gjyqësorin, i vetëm e ka të pamundur që të fitojë një luftë me një betejë të pabarabartë tu SPAK-u është i vetëm përballë krimit dhe inkriminimit që i është bërë shoqërisë është në anën tjetër të medaljes.
