Turi i “Foltores” do të zhvillojë ndalesën e radhës këtë të mërkurë në Durrës, në orën 18:00.
Në aktivitet pritet të marrë pjesë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili do të zhvillojë një bashkëbisedim të hapur me qytetarët dhe mbështetësit e zonës.
Sipas njoftimit të PD-së, diskutimi do të përqendrohet te zhvillimet e fundit politike, çështjet që shqetësojnë komunitetin dhe qëndrimet e opozitës për situatën aktuale.
Takimi do të jetë i hapur, duke u dhënë mundësi qytetarëve të parashtrojnë pyetje dhe të ndajnë shqetësimet e tyre, ndërsa “Foltorja” vijon turin në disa qytete të vendit.
