Avokati i njohur, Idajet Beqiri ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka hedhur akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëpunëtorëve të tij. Avokat Beqiri kthehet pas në kohë, teksa ndalet në vitin 1994, ku historia politike dhe siguria ndërkombëtare u tronditën nga akuzat që shoqëruan emra të njohur të skenës politike shqiptare. Në këtë kontekst, zoti Beqirit sjell në pah një narrativ provokues që pretendon se ish-kryeministri Sali Berisha, një figurë kyçe e politikës shqiptare, kishte lidhje me agjenci të huaja, duke përfshirë Iranin, dhe se kishte takuar Osama Bin Laden.
Kjo deklaratë e Beqiri, e bërë gjatë një interviste për “Dritare TV”, zbulon përpjekjet e Berishës për të shpëtuar veten nga akuzat e rënda, duke u lidhur me shërbime sekrete greke dhe serbe, përfshirë emra si deputeti Flamur Noka. Duke u ndalur në këto ngjarje, Beqiri ofron një analizë të thellë të intrigave politike dhe ndikimeve ndërkombëtare, duke nxjerrë në pah dinamikat e rrezikshme që përshkruajnë historinë e Kosovës dhe rajonit. Kjo vepër, e mbushur me informacione dhe spekulime, kërkon të hapë një debat të ri mbi rolin e individëve dhe shteteve në formësimin e ngjarjeve që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë.
Ja reagimi i zotit Beqiri
“Berisha e shtyu protestën e cila ishte planifikuar në datë 6 tetor, por e çoi me 7 pasi kjo datë jep mesazh dhe masazhi i tij është Hamasi. Në datën 7 të një viti më parë, Hamasi duke u futur në mënyrë të fshehtë në territoret Izraelite, vrau 1400 persona ku më pas shpërtheu lufta, ku po i shohim pasojat që ende vazhdon. Berisha jep një mesazh në këtë drejtim, sepse Berisha gjithmonë nuk është vetëm agjent i serbëve, por dhe iranianëve. Marrëdhëniet e tija me Iranin kanë qenë gjithmonë të fuqishme e të mëdha. Madje kryetari i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë, Bashkim Gazidede, ka qenë agjent i iranianëve i Muxhahedinëve, ku i ka udhëhequr ata.
Në vitin 1994, në prill, Sali Berisha është takuar me Osama Bin Laden, e ka sjellë në Shqipëri e jo vetëm janë takuar por kanë rënë dakord dhe ka sjellë 500 muxhahedin që janë përgatitur në Pogradec dhe në Korçë, për të bërë akte të ndryshme terroriste në vende të ndryshme të rajonit, madje dhe kundër ambasadës së SHBA në Tiranë. Ne i kemi parë me sytë tanë se si e firuan ambasadën e janë vetëm disa tipe rojesh, derisa erdhën në pushtet. Më pas në krye të SHISH u vu Fatos Klosi, ku ky i fundit me ndihmën e CIA-s amerikane arritën që të arrestojnë 109 muxhahedin në Shqipëri, të cilët u gjykua dhe 6 prej tyre u cilësuan për vepra aq të rënda deri në vrasje. E si e tillë u pushkatuan.
Berisha ka qenë gjithmonë i kësaj linje dhe për rrjedhojë, ai kërkon që ta mbajë imunitetin e vetë pikërisht me akte terroriste e duke vënë në punë dhe bandën e tij dhe bashkëpunëtor të tij të cilët kanë të njëjtin background si ky në marrëdhëniet me Greqinë. Më i flakti që i vë flakën Shqipërisë, Parlamentit e ulërin nga të gjitha anët dhe kap shishet e benzinës e shkrepen në dorë është Flamur Noka. Unë në studio të ndryshme televizive dhe shqiptarët i kanë thënë Flamur Nokës boll punove për Serbinë, boll dëme po i sjell këtij vendi, je i zbuluar e i stër zbuluar, pasi shqiptarët e dinë tashmë se je nipi i Myrtezajt. Myrtezajn e kishe gjeneral të shërbimit sekret serb. Atje doli dhe në pension, je takuar me të në vitin 1991 kur u arratise nga Shqipëria dhe u fute që në atë kohë kur nuk hynte as miza, në regjimin e ish-diktaturës së Partisë së Punës e shkoi në Prizren ku e arrestuan dhe e mbajtën 40 ditë në burg, e rekrutuan dhe e bënë agjent të tyre
