Boçi për garën në PD: Berisha kandidati i parë për kryetar, Salianji “i vetëpërjashtuar” nga procesi

Data

Nënkryetari i Partia Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për zhvillimet e fundit brenda kësaj force politike, duke u ndalur te ndryshimet në statut dhe gara për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Ai theksoi se Partia Demokratike ndodhet aktualisht në një fazë riorganizimi, të cilën e cilësoi si një proces normal dhe të nevojshëm për forcimin e strukturave të saj. Sipas Boçit, deputetëve u është kërkuar të jenë më pranë qytetarëve dhe të rrisin angazhimin politik në terren, përfshirë edhe mobilizimin në protesta.

Sa i përket garës për drejtimin e partisë, Boçi konfirmoi se procesi tashmë është hapur dhe në ditët në vijim priten kandidatura të reja. Megjithatë, ai nënvizoi se kandidati i parë dhe më i qartë deri tani është kryetari aktual, Sali Berisha. Sipas tij, çdo anëtar që përmbush kriteret statutore mund të kandidojë, por shtoi se gara duhet të mbetet brenda standardeve dhe rregullave të përcaktuara nga partia.

Duke komentuar zërat kritikë që flasin për mungesë gare reale, Boçi deklaroi se debatet dhe mendimet ndryshe janë një element pozitiv dhe dëshmi e funksionimit të demokracisë së brendshme në parti. Ai solli si shembull zgjedhjet për drejtimin e degës së PD në Shkodër, të cilat i cilësoi si një proces model.

I pyetur për mundësinë që Ervin Salianji të kandidojë për kryetar të PD-së, Boçi u shpreh se statusi i tij është “i vetëpërjashtuar”, duke sqaruar se verifikimi i kandidatëve do të bëhet nga një grup i posaçëm brenda partisë, i cili do të vlerësojë nëse plotësohen kriteret statutore.

Në fund, Boçi konfirmoi edhe ambicien e tij personale për të rikandiduar në postin e nënkryetarit të partisë, duke theksuar se proceset e brendshme në PD do të zhvillohen në përputhje me statutin dhe rregullat e saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related