Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ditën e sotme lidhur me ndryshimet në projeksionet dhe sondazhet e publikuara së fundmi nga mazhoranca. Gjatë një konference për shtyp, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton të manipulojë perceptimin publik përmes sondazheve të rreme, të cilat tani po i “korrigjon” në përpjekje për të shmangur goditjen e fortë politike që po afron.
“Rama po shkon drejt gropës që i ka hapur vetes. Ai e ka kuptuar se është në një situatë të pashpresë, ndaj tani kërkon të zbresë pak në kuota më realiste, për të përgatitur terrenin për humbjen e pashmangshme. Po vjen dita kur gjithçka do t’i kthehet mbrapsht,” deklaroi Berisha me tone të ashpra.
