Bllokimi i rrugës Elbasan–Qafë Thanë/ Berisha: Arsyeja? Vjedhjet kolosale të Rama–Ballukut

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas bllokimit të aksit Elbasan–Qafë Thanë, ku mijëra qytetarë mbetën të izoluar për orë të tëra pas shembjes së masivit shkëmbor në zonën e Dragostunjës.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Berisha e cilëson situatën si pasojë direkte të korrupsionit dhe keqmenaxhimit të qeverisë, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Sipas tij, shembja e rrugës dhe paralizimi i një prej akseve më të rëndësishme kombëtare nuk janë pasojë e fatkeqësive natyrore, por rezultat i vjedhjeve masive të fondeve publike të destinuara për infrastrukturën.

“Arsyeja? Janë vjedhjet kolosale të Rama–Balluku”, shkruan Berisha në mesazhin që shoqëron videon e publikuar, duke theksuar se paratë e taksapaguesve janë grabitur, ndërsa qytetarët lihen të përballen me rrezik për jetën dhe izolim.

Reagimi i Berishës vjen mes një vale indinjate publike për bllokimin e gjatë të qarkullimit, rrezikimin e ambulancave, fëmijëve dhe të moshuarve, si dhe mungesën e përgjegjësisë institucionale për sigurinë e rrugëve kombëtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related