Blinin vota për PS-në, SPAK çon në gjyq tre të pandehur në Lezhë (Emrat)

Data

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme tre persona të akuzuar për korrupsion zgjedhor në Qarkun Lezhë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja janë marrë të pandehur për veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv në zgjedhje, të kryera gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Hetimet e zhvilluara nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zbuluar se tre të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë premtuar, ofruar dhe shpërndarë shuma monetare zgjedhësve në Bashkinë Kurbin, me qëllim ndikimin e vullnetit të tyre të votës në mbështetje të Partia Socialiste.

Sipas akteve hetimore, veprimtaria e tyre është dokumentuar përmes përgjimeve telefonike, vëzhgimeve dhe metodave speciale të hetimit, të cilat kanë provuar përfshirjen aktive të të pandehurve në blerjen e votave gjatë fushatës zgjedhore.

SPAK thekson se çështja do të vijojë tashmë në gjykim themeli, ndërsa tre të akuzuarit do të përballen me drejtësinë për korrupsion në procesin zgjedhor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related