Historia e “ngrënies së kokave” brenda vetë radhëve komuniste nuk nisi pas Luftës, por që gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, për t’u shndërruar më pas në një mekanizëm të vazhdueshëm pushteti, represioni dhe eliminimi. Një nga dëshmitë më tronditëse të kësaj historie vjen nga artisti dhe kompozitori i njohur Limoz Dizdari, i cili rrëfen fatin tragjik të familjes së tij: një baba i vrarë në pabesi nga shokët partizanë dhe një vëlla i zhdukur në rrethana misterioze.
Hulësi Dizdari, dëshmor i vonuar
Hulësi Dizdari, babai i Limoz Dizdarit, doli partizan në moshën 43-vjeçare, së bashku me djalin e tij të madh, Basharin, duke u rreshtuar në Brigadën e VII-të Sulmuese. Ai la pas bashkëshorten Myzejen Dizdari dhe pesë fëmijët, duke i strehuar tek miq për t’i mbrojtur nga ndëshkimet e pushtuesve.
Myzejen Dizdari u angazhua si rrobaqepëse për partizanët e Zonës së Parë Operative dhe u konsiderua aktiviste e LANÇ-it. Por fati i Hulësiut do të vulosej më 15 korrik 1944, gjatë luftimeve në Therpel të Skraparit.
Sipas dokumenteve, dëshmitarëve të kohës dhe vetë rrëfimit të të birit, Hulësi Dizdari u vra pas shpine nga shokët e tij partizanë, në rrethana të mbuluara nga heshtja për dekada me radhë. Vetëm më 5 maj 2020, pas shumë vitesh vonesash dhe refuzimesh, ai u shpall zyrtarisht “Dëshmor i Atdheut”.
Një transferim i dyshimtë dhe një vrasje e paralajmëruar
Pak para vrasjes së Hulësiut, shtabi i brigadës urdhëroi transferimin e djalit të tij, Basharit, në Brigadën e 19-të Sulmuese. Vendimi shihet nga familjarët si pjesë e një skenari për ta larguar nga vendi i krimit. Bashari refuzoi të largohej, u fsheh nga shokët partizanë dhe u bë dëshmitar i vrasjes së babait të tij.
Koha do t’i vërtetonte dyshimet: Hulësiu nuk ra në luftë, por u eliminua në pabesi.
Bashari Dizdari, nga partizan 15-vjeçar në oficer të zhdukur
Fati i Basharit rezultoi po aq tragjik. I dalë partizan që në moshën 15-vjeçare, pas Çlirimit kërkoi të ndiqte shkollën ushtarake “Skënderbej”, por u refuzua për vite me radhë. Vetëm në vitin 1964 arriti të diplomohej si oficer, me rezultate të shkëlqyera.
U emërua fillimisht në Shkodër, por më pas, në një vendim të pashpjegueshëm, u dërgua si nëndrejtor në Shkollën Pyjore, një post që familja e konsideron si formë diskriminimi dhe talljeje.
Më 19 janar 1970, gjatë kthimit nga Tirana me mjete mësimore për shkollën, makina ku udhëtonte Bashari doli nga rruga dhe u përmbys në lumin Bunë. Shoferi shpëtoi, ndërsa Bashari Dizdari u zhduk pa lënë gjurmë dhe trupi i tij nuk u gjet kurrë.
“Për ne, dhe për çdo logjikë njerëzore, vëllain na e vranë”, – rrëfen Limoz Dizdari.
Heshtja e Ministrisë së Mbrojtjes
Sipas artistit, asnjë përfaqësues i shtetit nuk shkoi për ngushëllim. Kur ai u interesua në Ministrinë e Mbrojtjes, mori një përgjigje të thatë:
“Për ushtarakët që nuk u gjendet trupi, nuk lejohen ceremoni.”
As paga, as sendet personale të Basharit nuk iu dorëzuan familjes.
Episodi i vitit 1963: urdhri për të vrarë një deputet
Një tjetër episod tronditës lidhet me vitet 1963–1964, kur Bashari, si artilier i besuar i regjimit, u caktua të merrte pjesë në eliminimin e Haxhi Hajdarit, nënkolonel i Ministrisë së Brendshme dhe deputet i Malësisë së Madhe, i cili tentoi të arratisej dhe u godit me artileri në një shpellë.
Një familje e shkatërruar nga pabesia
Historia e Hulësi dhe Bashar Dizdarit mbetet e mbuluar nga enigma, dhimbja dhe heshtja e qëllimshme. Edhe pse Hulësiu u shpall dëshmor, për familjen Dizdari ky vlerësim mbetet i vonuar dhe i pamjaftueshëm përballë së vërtetës së fshehur për dekada.
Në një letër publike, Limoz Dizdari falënderon ata që nderuan figurën e të atit, por thekson se vlerësimi administrativ nuk e zëvendëson të vërtetën historike, e cila vazhdon të qëndrojë e varrosur bashkë me viktimat.