BIRN: Protestuan para Ramës në QSUNT, policia shoqëron 4 aktivistë

Data

Aktivistës e “Qendresës Qytetare” protestuan të hënën në ambjentet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe u shoqëruan në polici, ndërsa kryeministri Edi Rama po mbante një takim me drejtues të kësaj qendre mbi skandalin e Onkologjikut, ku prokuroria zbuloi një skemë abuzive me pacientët. Rama i cilësoi mjekët e përfshirë në këtë skandal si “maskarenj” dhe përdori sërish termin “përgjegjësi personale”, duke larguar nga qeverisja e tij përgjegjësinë për korrupsionin në sistemin e shëndetësisë. Ai premtoi që zgjidhja do të vinte nga menaxherë të huaj, që do të asistonin autonominë e spitaleve.

Ndërkohë, policia ndaloi 4 aktivistë, të cilët tentuan t’i afroheshin kryeministrit kur doli nga QSUNT pasi njëri prej tyre e quajti “maskara”, ndërsa të tjerët në mënyrë ironike tentuan t’i jepnin një pankartë të protestës qytetare që mbahet të hënën para ministrisë së Shëndetësisë.

“O maskara, i hoqe përsëri përgjegjësitë nga vetja,” dëgjohet t’i drejtohet kryeministrit njëri prej aktivistëve, i cili menjëherë ndalohet nga forcat e sigurisë së tij në një video të shpërndarë nga organizata “Qëndresa Qytetare”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related