Prendi: Më 24 janar në shesh, t’i themi narko-regjimit se koha e tij ka mbaruar

Data

Në Foltoren e radhës së Partisë Demokratike, kryetarja e Degës Nr. 2, Mirlinda Prendi, lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar pushtetin aktual si një “narko-shtet funksional”, ku krimi dhe korrupsioni vendosin mbi jetën e qytetarëve, ndërsa ekonomia dhe rinia paguajnë çmimin.

Ajo theksoi se frika nga qytetarët dhe presioni mbi opozitën janë, sipas saj, mjetet e vetme që e mbajnë qeverinë në këmbë, duke nënvizuar se Partia Demokratike nuk është forcë kompromisi, por parti përballjeje me padrejtësinë.

Prendi u bëri thirrje strukturave dhe demokratëve për mobilizim të plotë, duke deklaruar se koha e pritjes dhe justifikimeve ka marrë fund. Sipas saj, protestat janë e vetmja rrugë për t’i kthyer qytetarëve shpresën dhe për të treguar se demokracia dhe drejtësia nuk blihen.

Në përfundim, ajo bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 24 janarit, duke theksuar se është momenti për t’i thënë qeverisë se “koha juaj ka perënduar”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related