Bilanci i luftës në Liban: mbi 400 luftëtarë të Hezbollah të vrarë në përballjen me Izraelin

Data

Më shumë se 400 luftëtarë të Hezbollah janë vrarë që nga nisja e përshkallëzimit të ri të konfliktit me Israel më 2 mars, sipas burimeve të cituara nga Reuters.

Ky është vlerësimi i parë i përgjithshëm për humbjet e grupit militant në ofensivën ajrore dhe tokësore izraelite në Liban, ndërsa më parë raportimet kanë qenë të fragmentuara.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite ka dhënë një bilanc më të lartë, duke pretenduar se ka vrarë të paktën 700 luftëtarë të Hezbollahut, përfshirë anëtarë të forcave elitare Radwan.

Ndërkohë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Liban, numri total i viktimave nga sulmet izraelite ka arritur në 1,142 persona. Në këtë shifër përfshihen edhe civilë, mes tyre 122 fëmijë, 83 gra dhe dhjetëra punonjës të shëndetësisë, megjithëse nuk bëhet ndarje e saktë mes civilëve dhe luftëtarëve.

Përplasjet kanë sjellë gjithashtu humbje edhe në anën izraelite, ku raportohen të paktën katër ushtarë të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur gjatë operacioneve në jug të Libanit.

Konflikti mbetet në përshkallëzim, duke rritur shqetësimet për një destabilizim më të gjerë në rajonin e Lindjes së Mesme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related