Bilanc tragjik, 2024 me shifra të ‘frikshme’ të aksidenteve ajrore me pasoja mjaft të rënda

Data

Aksidentet ajrore kanë shënuar një bilanc të rëndë gjatë vitit 2024, me ngjarje që kanë shkaktuar humbje të mëdha njerëzore. Më i rëndi ndër to ishte përplasja e avionit të “Jeju Air” në Korenë e Jugut, ku humbën jetën 179 persona, duke u bërë fatkeqësia më vdekjeprurëse ajrore në këtë vend.

Aksidente kryesore ajrore të vitit 2024

1.Fluturimi Voepass 2283 (Brazil, 11 gusht):

Një avion turboprop ATR-72 u rrëzua pranë qytetit Vinhedo, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë 62 personave në bord.

2.Gramados, Brazil (22 dhjetor):

Një Piper PA-42-1000 u përplas në një zonë tregtare, duke shkaktuar vdekjen e 10 personave në bord dhe lëndimin e 17 të tjerëve në tokë.

3.Azerbaijan Airlines J2-8243 (Kazakistan, 25 dhjetor):

Përplasja afër Aktau shkaktoi 39 viktima, ndërsa 29 persona mbijetuan.

4.Saurya Airlines CRJ-200 (Nepal, 24 korrik):

Avioni u rrëzua dhe mori flakë gjatë ngritjes nga Katmandu, duke shkaktuar vdekjen e 18 pasagjerëve. Kapiteni ishte i vetmi i mbijetuar.

5.Nënkryetari i Malavisë (10 qershor):

Saulos Klaus Chilima dhe nëntë të tjerë, përfshirë ish-zonjën e parë, humbën jetën në rrëzimin e një avioni ushtarak.

6.Fluturimi çarter TFT209 (Tajlandë, 23 gusht):

Një avion Cessna Caravan C208B u rrëzua 100 kilometra larg Bangkokut, duke vrarë të gjithë 9 personat në bord.

7.Presidenti iranian Ebrahim Raisi (19 maj):

Ai dhe 6 persona të tjerë humbën jetën kur helikopteri i tyre Bell 212 u rrëzua në një zonë malore pranë kufirit me Azerbajxhanin.

8.Northwestern Air (Kanada, 23 janar):

Rrëzimi i një avioni pranë Fort Smith shkaktoi 6 viktima; një pasagjer mbijetoi.

9.Japan Airlines dhe Roja Bregdetare(Japoni, 2 janar):

Përplasja në pistën e aeroportit Haneda shkaktoi 5 viktima nga ekuipazhi i avionit më të vogël, ndërsa 379 pasagjerët e avionit JAL shpëtuan.

10.Singapore Airlines (21 maj):

Një pasagjer humbi jetën nga një atak në zemër dhe 30 u lënduan nga turbulencat gjatë fluturimit Londër-Singapor.

Viti 2024 do të mbahet mend për numrin e lartë të aksidenteve ajrore dhe ndikimin tragjik të tyre në jetën e qindra personave në mbarë botën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related