Bien në prangat e policisë 4 persona/ Mashtruan një shtetas dhe i morën 40 mijë euro, zbulohet edhe ambient për kultivim droge

Data

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Skema”, duke zbardhur një rast mashtrimi me vlerë të konsiderueshme monetare, si dhe një aktivitet të paligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike.

Hetimet nisën pas kallëzimit të një 55-vjeçari, i cili denoncoi se ishte mashtruar nga disa persona që u prezantuan si të njohur të tij. Sipas policisë, autorët i kanë marrë viktimës shumën prej 40 mijë eurosh në zonën e rrethrrotullimit të Rinasit dhe më pas janë larguar me automjet.

Nga veprimet hetimore u identifikuan gjashtë persona të përfshirë në këtë skemë, nga të cilët katër u arrestuan:

  • Krenar Toromeni, 36 vjeç, banues në Divjakë
  • Ilia Gjini, 24 vjeç, banues në Divjakë
  • Artur Lecini, 39 vjeç, banues në Kavajë
  • Elton Rrushi, 38 vjeç, banues në Kavajë

Ndërkohë, dy shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të arrestuarve, policia zbuloi një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, i pajisur me llamba dhe ventilatorë. Në kuadër të operacionit u sekuestruan dhjetëra bimë Cannabis, sasi kokaine dhe cannabis, pajisje për kultivim, katër telefona celularë, si dhe një automjet tip “Audi Q5”, i përdorur nga autorët për t’u larguar pas marrjes së parave.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related