Bie nga tarraca e banesës, 55-vjeçarja transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

Data

Një 55-vjeçare është plagosur ditën e sotme në Korçë. Mësohet se 55-vjeçarja ka rënë nga kati i dytë i banesës, ku si pasojë ka marrë dëmtime të shumta fizike.

Policia bën me dije se 55-vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Më tej në njoftim theksohet se dyshohet se ngjarja është aksidentale.

“Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasja V. D., 55 vjeçe, ka rënë aksidentalisht nga tarraca e banesës dykatëshe. 55-vjeçarja po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës”, njofton policia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related