“53 milionë euro të vjedhura, fëmijët dridhen nga i ftohti” – Lapaj shpërthen kundër Ramës dhe Ballukut

Data

Protesta para Kryeministrisë po kthehet në një akt të hapur akuze ndaj qeverisë. Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka shpërthyer me akuza të rënda për korrupsion masiv, duke deklaruar se qeveria ka kaluar çdo kufi dhe tashmë “është hapur gafil në vjedhje”.

Sipas Lapajt, me një firmë të vetme të zv/kryeministres Belinda Balluku janë grabitur 53 milionë euro, ndërsa 10 milionë euro janë shpenzuar për çokollata, në një vend ku shkollat janë pa ngrohje dhe fëmijët mësojnë duke u dridhur nga i ftohti.

“Kanë para për çokollata, por nuk kanë para për fëmijët. Kanë para për luks, por jo për shëndetësi. Ky është regjimi i hajdutërisë,” deklaroi Lapaj para qytetarëve të mbledhur në shesh.

27 net protestë, zero reagim nga shteti

Lapaj theksoi se protesta ka hyrë në natën e 27-të radhazi, ndërsa qeveria nuk ka dhënë asnjë përgjigje, as politike dhe as njerëzore.

“Nuk kanë dërguar asnjë ambulancë. Për ta ne nuk ekzistojmë. Ky shtet është i kapur dhe institucionet janë kthyer në mburojë të vjedhjes,” u shpreh ai.

“Mandatet nuk ju japin të drejtë të vidhni”

Lapaj hodhi poshtë çdo justifikim politik të qeverisë, duke theksuar se shumica parlamentare nuk është licencë për korrupsion.

“A ja dha populli mandatet që ta vidhni? Ato mandate janë zero kur përdoren për grabitje. Shqiptarët e dinë të vërtetën,” deklaroi ai.

Para për luks, zero për jetën

Gjatë fjalimit, Lapaj renditi kontrastin që sipas tij tregon fytyrën reale të qeverisjes:

  • 10 milionë euro për çokollata
  • 53 milionë euro të zhdukura me një firmë
  • buxhet qesharak për luftën kundër kancerit
  • shkolla pa ngrohje
  • qytetarë pa dinjitet

“Kjo nuk është thjesht vjedhje. Ky është krim social. Ky është një regjim që ushqehet me paratë e shqiptarëve,” tha Lapaj.

Thirrje për dorëheqje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore, e cila do të përgatisë vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Protesta do të vijojë, ndërsa mesazhi i qytetarëve është i qartë: boll vodhët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related