Armand Shkullaku: Socialistët kanë 12 vite që votojnë Ramën dhe marrin banditë

Data

Gazetari Armand Shkullaku ka deklaruar se, Edi Rama nuk ka asnjë alternativë për tu propozuar shqiptarëve, por vazhdon me të njëjtin refren.

Shkullaku u shpreh se, socialistët kanë 30 vite, por sidomos në 12 vitet e fundit që votojnë për partinë e tyre të majtë, po marrin banditë dhe hajdutë.

‘Këta kanë 30 vite, por sidomos 12 vitet e fundit që votojnë për një parti të majtë, votojnë për socialistë dhe marrin për këmbim, banditë, hajdutë dhe fytyra të panjohura.

Pra vota përfaqësimi që ata njerëz që mbushin sheshet, socialistët, përfaqësimi që ata delegojnë me votë për të qeverisur paratë e tyre, në shumicën e rasteve kanë përfunduar, te banditët, tek hajdutët ose tek fëmijët e banditëve.

Pra, votojnë PS dhe marrin banditë. Marrin ato që ju cakton Edi Rama dhe na rastin më të mirë marrin atë u cakton Edi Rama.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related