Policia: Nuk garantojmë zhvillimin e protestës së PD-së, por do të marrim masa për rendin

Data

Policia e Tiranës ka deklaruar se nuk merr përsipër garantimin e zhvillimit të protestës së paralajmëruar nga Partia Demokratike për sot në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi lidhet me incidentet e ndodhura në protestat e mëparshme, ku janë evidentuar akte dhune, përdorim i mjeteve të rrezikshme ndaj punonjësve të policisë, pjesëmarrje e personave të maskuar dhe përfshirje e të miturve. Policia thekson se ka informacion për mundësinë e përsëritjes së situatave të ngjashme.

Megjithatë, në zbatim të ligjit për tubimet, uniformat blu bëjnë me dije se kanë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, mbrojtjen e institucioneve shtetërore dhe mbarëvajtjen e qarkullimit, në rast se tubimi zhvillohet.

Autoritetet paralajmërojnë se nëse do të ketë akte dhune apo bllokime rrugësh, përgjegjësia do të bjerë mbi organizatorët e protestës. Policia u bën thirrje qytetarëve të distancohen nga çdo veprim i paligjshëm dhe të denoncojnë rastet e dhunës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related