Berisha uron besimtarët myslimanë nga Komuniteti Mysliman: Kurban Bajrami simbolizon sakrificën mbi të cilën ndërtohet çdo e mirë

Data

Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, gjatë një vizite në Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Berisha vlerësoi simbolikën e kësaj feste, duke theksuar rëndësinë e sakrificës, besimit dhe përkushtimit ndaj familjes, Zotit dhe vendit.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë, por dhe të gjithë shqiptarëve që sakrifikojnë për të mirën e tyre, familjes, që sakrifikojnë për besimin tek Zoti dhe tek vendi, i uroj gëzuar këtë ditë,” u shpreh Berisha.

Ai e cilësoi Kurban Bajramin si një festë që frymëzon sakrificën dhe vlerat mbi të cilat, sipas tij, është ndërtuar çdo e mirë në historinë e njerëzimit.

“Ditë që simbolizon, frymëzon sakrificën mbi të cilën ndërtohet gjithçka e mirë në tërë historinë e njerëzimit,” deklaroi kreu demokrat.

Në përfundim të mesazhit të tij, Berisha uroi që shqiptarët ta festojnë Bajramin e ardhshëm në kushte më të mira dhe me më shumë mirësi e begati.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related