Berisha sulmon ashpër Ramën në komunikimin online: Nuk ka shpëtim, bashkë me Lindat do të përballet me drejtësinë

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar tonet ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi online me ndjekësit në rrjetet sociale, ku u shpreh se ndihet “më i motivuar se kurrë” për të vazhduar protestat dhe përballjen politike me qeverinë.

Berisha e akuzoi Ramën për korrupsion dhe për përdorimin e strukturave shtetërore kundër opozitës, ndërsa përdori tone të forta ndaj tij dhe personave që ai i konsideron të përfshirë në afera qeveritare.

“Çfarëdo që të përdorë, ai do marrë atë që meriton, do shkojë bashkë me lubinë e tij dhe Lindat e tij. Lindat e tij bashkëhajdute. Do shkojë atje ku e kanë vendin”, deklaroi Berisha gjatë komunikimit me qytetarët.

Në deklaratën e tij, lideri demokrat përmendi edhe ish-drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, si dhe bashkëshorten e kryeministrit, duke i lidhur me akuzat që opozita ka ngritur ndaj qeverisë.

Berisha u ndal edhe te situata sociale në vend, duke deklaruar se Partia Demokratike do të fokusohet veçanërisht te pensionistët dhe shtresat në nevojë. Ai tha se qeveria ka lënë pas dore qytetarët, ndërsa akuzoi Ramën për “vjedhje të tmerrshme” ndaj shqiptarëve.

Deklaratat e kreut të PD-së vijnë një ditë pas protestës së opozitës në Tiranë, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related