Berisha shpërthen pas atentatit: “Qeveria dhe mafia janë bërë një”

Data

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish me një deklaratë në rrjetet sociale pas ekzekutimit të Gilmando Danit dhe plagosjes së Shaljanit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një nga zonat më të mbrojtura, ku ndodhen forcat e policisë, FNSH-së dhe njësitë speciale për mbrojtjen e personaliteteve.

Berisha thekson se atentatorët arritën të hynin dhe të dilnin nga zona pa asnjë pengesë, gjë që sipas tij nuk mund të jetë rastësi.

Ai e cilëson këtë si një provë të qartë se në Shqipëri, qeveria dhe mafia kanë bashkuar forcat dhe veprojnë si një e vetme.

“Ekzekutimi i Gilmando Danit dhe plagosja e Shaljanit ndodhën në zonën më të mbrojtur të shtetit, midis policisë, FNSH-së dhe njësive speciale për mbrojtjen e VIP-ave. Atentatorët hynë e dolën pa pengesë. Kjo s’është rastësi. Është provë se në Shqipëri qeveria dhe mafia janë bërë një!” – shkruan Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related