Ditën e sotme, 7 dhjetor, gazetarë dhe punonjës të medias kanë themeluar për herë të parë në vend Sindikatën e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias.
Ky moment shënon një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave dhe përmirësimin e kushteve të punës për profesionistët e medias në Shqipëri.
Deri më tani, gazetarët në Shqipëri janë përfaqësuar vetëm nga shoqata, të cilat janë fokusuar kryesisht në advokim dhe zhvillim profesional, por kanë munguar organizimet sindikaliste.
Sindikata e re synon të mbushë këtë boshllëk duke ofruar përfaqësim kolektiv dhe duke mbrojtur të drejtat e ligjshme të punësimit në një sektor që përballet me kushte të pasigurta pune, mungesë stabiliteti dhe presione të vazhdueshme mbi pavarësinë editoriale.
