Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas incidentit të regjistruar pranë Kuvendit, ku deputeti socialist Erion Braçe u përfshi në një përplasje me një gazetar.
Sipas pamjeve të publikuara, gazetari iu afrua Braçes me mikrofon në dorë për t’i marrë një prononcim, ndërsa deputeti, teksa hynte në Kuvend, e shtyu dhe nuk pranoi të përgjigjej.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Berisha e dënoi veprimin e deputetit socialist, duke e cilësuar atë si akt dhune ndaj medias.
Reagimi i Sali Berishës:
“Dënoj me forcën më të madhe gjuhën e gangsterit, shtytjen fizike, dhunën fizike dhe psikologjike të deputetit të Partisë së Krimit, Erion Braçe, ndaj gazetarit.”
Berisha e shoqëroi reagimin e tij me videon e incidentit, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të papranueshëm ndaj përfaqësuesve të medias.
