Një 73-vjeçar ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak sapo ka rënë në kontakt me ujin në det. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 në Durrës. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes.
Njoftimi i plotë:
Informacion paraprak/ Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi M. D., 73 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, dyshohet se sapo ka rënë kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes.
